Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë me një vendim përfundimtar, nëse ato zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019 ishin legjitime apo jo.
Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.
Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët.
Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndroje në detyre, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.