Shqipëria mesnatën e së mërkurës është lëkundur nga një tërmet 3.4 ballë i shkallës rihter.
IGJEUM bën me dije se, tërmeti me magnitudë 3.4 Rihter ka rënë 5 km në veri-perendim të Kavajës në orën 02:03 të mëngjesit. Thellësia e lëkundjeve ka qenë 23 km.
Lëkundja është ndjerë dhe në rrethina. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk është shënuar asnjë dëm material, përveç trembjes dhe frikës së banorëve.