Këta tre përbërës, të kombinuar ose veç e veç, mund të ndihmojnë te një sërë sëmundjesh.
Lëngu i limonit përdoret në mjekësinë tradicionale si diaforik dhe diuretik, si mjet për shpëlarje të fytit, losion dhe tonik.
Kripa është e domosdoshme për trupin, si dhe uji e oksigjeni. Trupi juaj ka nevojë për kripë për funksionimin normal, por kripa e tepërt mund të shkaktojë stres në zemër.
Është më mirë të përdorni kripë Himalaje në vend të kripës së zakonshme të tryezës.
Piperi i zi është përdorur edhe si ilaç tradicional për një kohë të gjatë. Prandaj nuk është për t’u habitur që ky kombinim mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve si më poshtë.
1. Dhimbje fyti
Mund ta zgjidhni dhimbjen e fytit duke shtuar 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët, gjysmë luge çaji piper të zi dhe një lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë. Bëni gargarë me këtë lëng.
2. Hiqni gurët e tëmthit
Shtresat e ngurtësuara të lëngjeve digjestive që ndodhen në fshikëzën e tëmthit quhen gurë të tëmthit. Këta gurë të tëmthit mund të shkaktojnë dhembje dhe mund të pengojnë tretjen. Përzieni 3 pjesë vaj ulliri me 1 pjesë limoni dhe 1 pjesë piper të zi në një gotë. Pini këtë përzierje. Kjo ndonjëherë mund të çojë në lëvizjen e gurëve të tëmthit.
3. Aftat
Nëse shëndeti juaj nuk është i mirë, me siguri keni afta në gojë. Për shërimin e tyre, vendosni një lugë gjelle kripë Himalaje në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përzieni. Shpëlajeni gojën me këtë tri herë në ditë dhe së shpejti aftat do të zhduken.