Në kujtim të Enver Hysës, malshovitit “Qytetar Nderi”

5 Minuta Lexim

Më 30 nëntor 2021, mbushet një vit prej ndarjes nga jeta të krijuesit të shoqatës “Malëshova” dhe gazetës “Malëshova”. Më 30 nëntor 2020, Enver Hysa, krenaria e krahinës së Malëshovës ndërroi jetë.

Nga Bejdo MALO –

… Ky limarjot i fortë si shkëmbi i Bigës, mbetet si flladi i freskët i Zastenit, që bashkë me mëngjezet vjen e rivjen tek ne që e njohëm nga afër. Edhe pse kishte ikur shumë shpejt nga vendlindja e tij, Enver Hysa mbeti njeriu me pasaportizim të përjetshëm në Hysaj, në lagjen midis Grillajve dhe Çarçanëve në Limar të Malëshovës.

Ai u vendos në Tiranë dhe krijoj një familje të mrekullueshme me tre djem si yje dhe me dy vajza si sorkadhe. I nderuari i respektuari dhe i paharruari Enver Hysa nga fshati Limar ishte Kryetar i Shoqates ”Maleshova” dhe i eshte dhene titulli ”Qytetar nderi”, nga Keshilli Bashkiak i Kelcyres, për kontributin e madh që dha për mbajtjen gjallë të vlerave të Krahinës së Malëshovës.

I respektuar dhe patriot , që megjithese i larguar heret nga vend-lindja , vemendjen dhe një pjesë të pasurisë së tij e harxhoi për ato vend, ku shprehu shume mall e dashuri, duke qënë ideator, investitor, drejtor , dhe menaxhues i gazetës “Malëshova”. Ai dha një kontribut të madh për ringjalljen e Dogançes, gjuhës sekrete të malshovitëve.

Ka dhene kontribut madhor moral e financiar per mbarevajtjen e shoqates ”Maleshova” dhe te gazetes ”Maleshova, pa bërë asnjë bilanc, por me zemër të badhë, së bashku me Niko Tyton si redaktor përgjegjës i gazetës e ngriti atë në nivelet më të larta të profesionalizmit mediatik. Jetën e mbylli drejtor i gazetës “Malëshova” por dhe kryetar i shoqatës “Malëshova”, duke gjetur e evidentuar çdo malshovit, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Botë. Sidomos në SHBA .

Enver Hysa para viteve 90-të ishte një nënëpunës shteti që punoi me shumë dinjitet, rriti dhe shkolloi 5 fëmijë. Pas viteve 90-të, ai është personaliteti i dytë pas Sejfulla Malëshovës që kontriboi për krahinën, si prsonalitet dhe si investitor. Duke qënë në biznesin e tij privat ai çdo muaj me kursimet e veta hiqte një shumë të konsiderueshme për shoqatën “Malëshova”dhe gazetën e saj.

Një burrë i pjekur, i matur i avashtë, i saktë gojë ëmbël e zëmëmjaltë, që nuk shuhet asnjëherë. Ai është maja e familjes Hysa si Maja e Çukës që dukej nga dritarja e shtëpisë së tij në Limar, si ballkoni i shqiponjave. Kjo ndoshta skaliti tek Enver Hysa patriotizmin e tij.

Ai ishte mik e vëlla si për muahmedanët dhe për të krishterët e Malëshovës, një bashkëjetesë që Enver Hysës i dha frymëzim, forcë për të bërë Shoqatën “Malëshova”. Në gazetën “Malëshova” ishin të gjitha gjerat që ndodhnin në Malëshovë. Kush lindte dhe kush shkonte në qiell, historia e saj e vjetër dhe e re. Enver Hysa i ringjalli malshovitetët dhe limarjotët shtatë breza. Me shoqatën dhe gazetën e tij ai shkoi shumë thellë, deri në Zhej, Doshnicë e Sheper të Zagorisë, në Mbreshtan, Hargovë e Grabovë me të cilat ishim një baltë e një gjak, në Peshtan, Dragot e Mezhgoran ku limariotët vdisnin të jepnin çupa e të merrnin nuse.

Këtë bashkëjetesë të tre krahinave të tre rretheve Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër i gëshetoi bukur në gazetën Malëshova, ashtu siç ishte me të vërtetë bashkëjetesa e tyre. Vendin e nderit për Enver Hysën, e kishin, Sejfulla Malëshova, Dervish Hasani, dhe qindra burra që tundin tokën si tërmet nga vallet dhe që bënin të ndalonin këngën dhe zogjtë nga këngët e tyre. Ai u mbështet tek elita e intelektualëve, Guri Baze, Simo Tyto, Dule Çarçani, Ali Çarçani, Feim Muke, Barjam Hysa, Mero Baze, Niko Tyto, Hjadar Çafka, Ahmet Shehu, Myslym e Guri Çoka, Flamur Çato, djali i tij Roland Hysa e qindra intelektualë të Malëshovës.

Askush më mirë se sa ai s’mund ta bëjë gazetën “Malëshova”. Enver Hysa la një vend të madh bosh. Ai do të kujtohet si njeriu që një dorë e kishte në Malëshovë duke përkëdhelur me dashuri kokën e çdo malshoviti dhe dorën tjetër në Tiranë, duke përkëdhelur me dashuri kokën e pesë fëmijëve të tij dhe çdo intelektuali që ishte në Malëshovë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull