“Publicistikë në kohë Covidi”, si sfidë ndaj pandemisë

2 Minuta Lexim

 

 

Nga Besim Dybeli

“Publicistikë në kohë Covidi”, si sfidë ndaj pandemisë

Është një vajzë e re që sjell risi në botimet e kategorisë së moshës së saj. “Publicistikë në kohë Covidi” është një titull shumë domethënës dhe aktual. Libri i saj i parë merr kështu udhëtimin e vlerave krijuese pasuese. Nuk është e lehtë të shkruash apo të përshkruash në këtë kohë kolere, që bota po përjeton prej dy e më shumë vitesh.

E shkruar në formë ditari, ky zhaner e kapërcen këtë lloj shkrimi, duke reflektuar në publicistikë letrare, që në shumë shkrime mund të thuhet se janë krijime të mirëfillta letrare me formën e një tregimi të mirëfilltë. Janë 40 shkrime, si 40 buqeta me lule të freskëta në kohën kovidiane. Shkrimet e Anisës herë-herë kapërcejnë kufinjtë tanë shtetrore, për tu shtrirë në rajonin ballkanik e më gjërë. Ngjajnë edhe si sentence analizuese, ku spikat edhe mesazhi apelues për një botë ndryshe. Gjuha e saj është e thjeshtë, por me frazeologji të goditrur, c’ka është e kuptueshme për të gjithë kategoritë e lexuesit.

Ka përshkrime mjaft shprehëse dhe me thirrje apostrofike për cilindo, që e kupton kohën, që po jetojmë. Që në këtë vëllim të parë, ne shohim një krijuese të pjekur, edhe pse në moshë të re. Shohim një vajzë kurajoze me optimizëm për të ardhmen e saj krijuese. Ajo rreshtohet tashmë në armatën e madhe krijuese elbasanase dhe si kryefjalë e moshës që e karakterizon. Besoj të kemi të tjera botime nga Anisa.

E them këtë besimpolotë, pasi shoh e ndjej suksesin që në këtë botim të parë, që është e mbetet serioz dhe një shembull  frymëzimi për kategorinë e moshës , që përfaqëson.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull