Rama në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike/ Takohet me Kryeministrin Boris Johnson

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci, në kuadër të konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike.

Rama është pritur nga homologu Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Në një video të publikuar nga kryeministri, shihet se Rama dhe Johnson takohen miqësisht dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër mes tyre.

“Glasgoë, Skoci – Në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar” shkruan Rama.

Glasgou ka hapur dyert nga dita e djeshme për Konferencën Botërore të Klimës së OKB-së, me pjesëmarrje të krerëve të lartë të politikës nga e gjithë bota, të deleguarve, ekspertëve e organizatave aktive në mbrojtje të klimës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull