Sekretari i Forumit Rinor të PD -Sali Berishës/ “Keni shumë faje, do të shpallim “non grata”

1 Minuta Lexim

Mesditën e sotme i pazbuthëshmi Sali Berisha zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) në Tiranë. Pjesë e takimit ishte edhe kryetari aktual i këtij forumi, Belind Këlliçi, i cili, ndër të tjera, u shpreh se “Kushdo që tenton dhe ëndërron të vendosë një shenjë barazie mes personit që rrëzoi diktaturën në këtë vend dhe narko-kriminelëve që sot janë shpallur “non grata” edhe ata dhe që kanë qenë krah Edi Ramës, e kanë shumë gabim”.

Besart Xhaferri, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në FRPD paralajmëroi Sali Berishën se nëse i shkel premtimet e “Foltores” atëherë të rinjtë do ta shpallin “non grata”.

“Doktor, ju keni plot faje dhe keni bërë “mea culpa”, nuk e di sa na vlejnë, por ajo që na vlen është se çdo pikë që ke diskutuar në “Foltore” të respektohet. Pse e them këtë? Sepse nuk duhet të keqpërdorohemi përsëri, sepse nëse i shkel do të rrezikosh të marrësh “non grata”-ën e në të rinjve, që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri” tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull