Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stokholm pasi dy fëmijë të vegjël u gjetën të plagosur jashtë shtëpisë.
Raportohet se ka qenë babai i fëmijëve i cili ka goditur me thikë dhe më pas i ka hedhur nga dritarja e banesës.
Gjatë natës fëmija më i vogël ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa fëmija tjetër është në gjendje të rëndë.
Tashmë dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Sipas informacioneve për Expressen, është babai i fëmijëve, rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar lëndime tek fëmijët.
Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse dy të arrestuarit janë prindërit e fëmijëve.
Dyshohet se babai i ka goditur me thikë fëmijët teksa ata ishin shtrirë për të fjetur në shtretërit e tyre dhe më pas i ka hedhur nga dritarja e banesës. Më pas, sipas informacioneve, babai ka goditur veten me thikë.