Vajzat e famshme po e adhurojnë këtë ngjyrë dhe po e kthejnë në një nga trendet e sezonit

2 Minuta Lexim

Ngjyra lejla po mbretëron në Hollywood!

Ylli i “Hawkeye” Hailee Steinfeld mahniti në rrugët e NYC të hënën me veshje nga David Koma dhe me një pallto gëzofi nga Adrienne Landau, të dyja në ngjyrë lejla.

Po ashtu, Taylor Swift veshi një kostum lejla velvet për premierën e “All Too Well: The Short Film”.

Elizabeth Banks kishte veshur një kostum ngjyrë vjollce të errët në “Breeders’ Cup” në fillim të këtij muaji dhe, në fund të shtatorit, Kate Middleton veshi një kostum lejla Emilia wickstead, ndërsa vizitonte Irlandën e Veriut.

Anya Taylor-Joy u shfaq e veshur me një xhaketë elegante ngjyrë vjollce dhe një minifund në të njëjtën ngjyrë nga Oscar de la Renta në çmimet CFDA këtë muaj.

Stilisti William Graper tha se popullariteti i veshjeve kryesore të meshkujve tek gratë është një dëshmi e mjegullimit të vazhdueshëm të normave gjinore. Ndërkohë, ngjyra e guximshme – dhe të gjitha konotacionet e saj të fuqishme – sinjalizon “forcën dhe këmbënguljen” që të gjithë kemi treguar mbi pandeminë. Ai shtoi se ka pasur jashtë mase shumë kostume ngjyrë vjollce në pasarela dhe në tapetin e kuq.

Gjithashtu Gald Gadot nuk i rezistoi trendit, duke veshur një kostum nga stilisti Sergio Hudson, në një episod të fundit të “The Late Late Show”.

Edhe Sandra Bullock u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” të mërkurën me veshje ngjyrë vjollce nga koka te këmbët – një pamje retro e krijuar nga Temperley London.

Keni nevojë për më shumë prova për të kuptuar që kjo është ngjyra “më e nxehtë” e sezonit?!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull