Lulzim Basha, kreu në detyrë i Partisë Demokratike i është rikthyer vetingun në politik, për të cilin thotë se nëse do të bëhet realitet do të uli nivelin e korrupsionit që ka përfshirë vend.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Lulzim Basha shkruan se korrupsioni tashmë është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisë Rama dhe për këtë arsye duhet të vihet në zbatim vettingu në politik.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitik”,- shkruan kryetari de fakto i Partisë Demokratike Lulzim Basha./ Arberia News.net