Gjykata pas disa kohësh hetimesh ka marrë vendimin final për futbollistin Karim Benzema.
Bëhet me dije se Benzema është dënuar me 1 vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë nga autoritetet.
Sipas mediave të huaja sulmuesi doli fajtor pas akuzave për shantazh që i bëri shokut të tij në kombëtare, Mathieu Valbuena. Ngjarja kishte nisur të ndodhte në tetor të vitit 2015, kur Valbuena u hap të shoku i tij për një video me pullë të kuqe. Benzema ka përfituar nga situata duke i bërë shnatazh mikut të tij.
Të dy lojtarët humbën vendet e tyre në kombëtare.
Edhe pse sulmuesi i Real Madrid, Benzema nuk i ka pranuar kurrë akuzat, sot gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar.