Zjarr në masivin me gështenja në Labinot-Mal

1 Minuta Lexim

Duket se në këtë mesvjeshte, zjarri nuk i ndahet gështenjave të Labinotit-Mal në Elbasan. Një javë më parë, në ditën e festës së gështenjave, zjarri e sfumoi gëzimin e kësaj dite. Sërisht sot zjarr. Mes flkavë është përfshirë një masiv i konsiderueshëm i gështenjave në këtë zonë.

Mësohet se zjarri ka nisur që dje dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe. Kjo, shtrirje,  edhe për shkak të erës. Ashtu si edhe në herën e parë, edhe në këtë rast, zjarri konsiderohet i qëllimshëm.

Zjarrifikëset dhe banorët po përpiqen të fikin  flakët me mjete rrethanore. Në këto shpate malesh të thepisura,  nuk ka rrugë për të ndërhyrë mjetet zjarrfikëse. Autorët e zjarrvënies mbeten ende anonimë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull