Zjarri në pisha “prish” festën e gështenjave

2 Minuta Lexim

Nga Besim Dybeli

Ka ndodhur ajo, që nuk pritej në Labinot-Mal të Elbasanit. Ndërsa komuniteti i kësoj zone dhe pushtetarët vendor gëzonin në festën e gështenjave, në pylline me pisha është shfaqur zjarr. Realisht, është viti i tretë, që bashkia e Elbasanit, ka inicuar një ditë, si Festa e Gështenjave, në këtë zonë. Kjo, për faktin se është prodhuesi më i madh i gështenjave në këtë Qark. Masivet me gështenja konsiderohen si “pyll” në vetëvete dhe shumica e prodhimit eksportohet jashtë, pasi kërkesa janë të shumta. Ndaj, dy ditë më parë, komuniteti i kësaj zone, tejet malore, është mbledhur në festë duke kënduar e brohoritur për prodhimin e sivjetshëm. Vec arrave, kjo kulturë mbetet ndër parësoret në këtë zonë, përsa u përket të ardhurave. Pemët me gështenja shtrihen në pllaja e shpate malesh dhe rriten e piqen pa asnjë medikament kimik. Për fat të keq, festa është sfumuar. Na mallet rreth fshatit, është shfaqur një zjarr i madh, fare pranë kufirit, që ndan me masivin e gështenjave. Ndikuar edhe nga era, ai është shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me pisha. Përpjekja e mundshme e banorëve për të fikur flakët, ka qenë vetëm me krahë. Terreni është mjaft i thyer për zjarrfikëset dhe shpresat kanë qenë nga ajri. Paraprakisht mendohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po punohet për të gjetur autorët e mundshëm. Dikush, është shprehur me shpoti, se  “zjarri është ndezur për të pjekur gështenjat”!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull