Aksident tragjik, humb jetën 38-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve (Emri)

1 Minuta Lexim

Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në rrugë në Villafranca të Astit në Itali. 38-vjeçari Klodian Tatani po udhëtonte me mjetin e tij tip “Panda” kur u përplas me një mjet tjetër.

Mësohet se shoferi tjetër që shkaktoi aksidentin humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë përplasja ishte shumë e fuqishme dhe i mori jetën babait të 3 fëmijëve të vegjël.

Siç shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente të tjera të rënda. Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme.

Klodiani lë pas gruan e tij Mejten dhe tre djemtë, Aleksin, Meidjanin e Manuelin, respektivisht 14,8 dhe 4 vjeç.

“Një punëtor i palodhur, i cili në kohën e lirë ishte duke restauruar një shtëpi historike në Sant’Elena e cila në të shkuarën i përkiste fotografit Scoffone”, shkruhet në rrjetet sociale në nder të viktimës.

Sipas asaj që mësohet në mediat italiane, familja e shqiptarit ishte e respektuar në komunitetin ku jetonte. Po ashtu, në mbështetje të tyre është ngritur një fond për t’u ardhur në ndihmë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull