As vetë se dinë ç’duan në dashuri, 5 shenjat më konfuze të zodiakut

2 Minuta Lexim

Sot do të flasim për shenjat më konfuze në dashuri. Dihet, kur bëhet fjalë për dashurinë, nuk flasim dot për ligje universale dhe që vlejnë për të gjithë. Dashuria është e bukur pikërisht sepse nuk kuptohet, edhe pse në një farë mënyre horoskopi mund të na ndihmojë.

Sipas astrologjisë, çdo shenjë zodiakale ka një qasje sa precize, aq edhe të ndryshme ndaj dashuisë. Në vend të pestë, gjejmë shenjën zodiakale të Ujorit. Ujori është një shenjë që e do pavarësinë dhe lirinë, prandaj e ka shumë të vështirë të lidhet me dikë. Nuk është alergjik nga dashuria, por është një shenjë që kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, është pak ndryshe nga të tjerët.

Në vend të katërt, renditet shenja e Bricjapit. Bricjapi është një shenjë që i përkushtohet shumë punës dhe ka prioritete të mirëpërcaktuara në jetë, ndaj nuk i dorëzohet lehtë iracionalitetit të dashurisë.

Por kujt i takon medalja e bronzit? Në vend të tretë kemi shenjën zodiakale të Akrepit, e cila nuk mund të mungonte në këtë klasifikim pasi hyn tek shenjat e vështira. Në dashuri, akrepi është shumë serioz dhe i rëndë. Pretendon shumë, si nga vetja ashtu dhe nga personi në krah. Ja pse është e vështirë të bësh një akrep të dashurohet me ty.

Vendi i dytë i përket shenjës së Gaforres. Nuk besojmë se u habitët, nëse e njihni horoskopin. Gaforrja në përgjithësi është një tip shumë konfuz. Pikërisht për këtë, është një shenjë e vështirë edhe në dashuri.

Por kush është në vend të parë? E pabesueshme por e vërtetë, medalja e arit i shkon Binjakëve. Binjakët janë një shenjë që lodhet shumë lehtë dhe kanë vazhdimisht nevojë për stimuj dhe të reja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull