Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit. Këtë mëngjes në Tiranë po mbëhet mesha e zakonshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ky është viti i dytë që besimtarët festojnë të kufizuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Numri i besimtarëve që ndodhen në Katedrale është i kufizuar, megjithatë ata nuk mungojnë në këtë ditë të shënuar shprese dhe besimi.
Po ashtu, mbrëmë në Katedralen e “Shën Palit” Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, ku përcolli mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve. Krah tij, qëndronte edhe drejtuesi i ri, Arjan Dodaj.