Donaldi e shpëtoi nga televotimi, Arjola zbulon planin e tij: Janë fallco…

2 Minuta Lexim

Aktorja Arjola Demiri ka folur sot me Ilirin dhe Monikën në lidhje me situatën e nomimineve të premten brenda shtëpisë së BBV. Donaldi dhe Iliri si lojtarët më të “fortë” të shtëpisë duhet të krijonin dy grupe dhe të shpëtonin nga nomimimi banorë të grupit përballë.

Në fund të zinxhirit ishin Arjola dhe Antonela, njëra prej të cilave do të shkonte në nominim me Dj Dagz. Vendimin se cilën nga të dyja duhet të shpëtonte e kishte Donaldi dhe ai vendosi të shpëtojë Arjolën duke çuar në televotim Antonelën me Dj Dagz.

Teksa po dikstonte sot në dhomën e gjumit, aktorja u shpreh se Donaldi e kishte llogaritur lojën, që të çonte Dagz përballë Antonelës, pasi nëse e çonte me atë ai do të ishte eleminuar.

Arjola: Ky ka çuar Dagzin, se ky e ka llogaritur lojën. Po prap ka menduar që nëse e nxjerr Dagzin me mua, e eleminon Dagzin. Dhe ka menduar që me Antonelën janë diku baraz në kuptimin e pëlqimit atje jashtë.

Monika: Unë them që ai e luajti me shumë zgjuarsi

Arjola: Pse ti mendon që Antonela ështëë…(drejton gishtin nga vetja)

Monika: Unë mendoj që ai ka luajtur me shumë, shumë zgjuarsi.

Arjola: S’ka lujt me zgjuarsi fare. Të ishte zgjuarsi më çonte mua në nominim.

Monika: Donte të fitonte pikë.

Arjola: Po pra donte të fitonte po s’kiste nevojë të fitonte. Se puna është ta ndiej unë jo ta ndiejë publiku. Nuk fitohen pikë kur janë fake (fallco) gjërat.

Monika: Fake është për ty jo për atë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull