Gazeta britanike “Observer” ka njoftuar së fundmi se Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim, përcjell KultPlus.
Suksesi i saj i jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës ka rezultuar që të bëjë hapjen e rrugeve të tjera në jetën e Lipës.
26 vjeçarja pritet që të bëjë debutimin e saj në aktrim në filmin “Argylle”, një thriller që tematikën e filmit e shtjellon rreth “spiunit më të madh të botës”.
Përveç Lipës dhe Cavill, në film do të luajnë Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.