Durrës/ Qëllohet me armë një person në një hotel, arrestohet një vajzë

3 Minuta Lexim

Një person është tentuar të vritet me armë zjarri në një hotel në Durrës. 20-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Në dhomë po qëndronin tre djem dhe një vajzë kur njëri prej tyre ka qëlluar shokun.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se 26-vjeçari Markeljan Beqiri, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 20-vjeçarin Arni Sulemjani .

Në flagrancë është bërë arrestimi i 22-vjeçares Anxhela Brisku, e cila pas ngjarjes tentoi fshihte armën e zjarrit, si dhe Enver Hysenaj që strehoi të renë.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur një shtetas.

Tentoi të vriste me armë zjarri 20-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Në kërkim edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Arrestohet në flagrancë 22-vjeçarja që fshehu armën e zjarrit dhe 1 shtetas tjetër që strehoi 22-vjeçaren, pas ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;

E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull