Nga Jessica BROWN-
Kafeja e mbuluar me shkumë që ofron Perumal Gandi, duket si çdo makiato tjetër që mund të shijoni gjatë një ndalese në mëngjes në një kafene. Përveç faktit që qumështi në këtë filxhan nuk vjen nga një lopë, por është prodhuar nga kërpudhat.
Gandi dhe miku i tij bio–inxhinier Rajan Pandia, të cilët janë bashkëthemeluesit e një kompanisë “Perfect Day”, i pajisin kërpudhat me sekuenca gjenesh të përdorura nga lopët,për të prodhuar disa proteina qumështi.
Në vend se ta marrin ADN-në nga një lopë, ata përdorin gjene tashmë të dekoduara për proteinat e qumështit, dhe i futin ato tek kërpudhat. Në një proces fermentimi, kërpudhat prodhojnë më pas proteinat. Produkti që del prej andej mund të përdoret për të krijuar një lëng me veti të ngjashme me qumështin e kafshëve, ose për të bërë akullore apo krem djathi,pa pasur nevojën e bagëtive.
Ajo është një nga përpjekjet e shtuara vitet e fundit, për të zbuluar mënyra alternative të prodhimit të ushqimit pa përdorur kafshët, e njohur ndryshe si bujqësia qelizore. Ideja është të prodhohet mish, qumësht apo produkte të tjera shtazore, pa pasur nevojë që tëmbarështohen, milen apo theren bagëtitë.
Sigurimi i ushqimit në këtë mënyrë, mund të jetë më i dobishëm edhe për planetin. Vetëm blegtoria përbën sot rreth 14.5 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë në atmosferë. Industria ushqimore në tërësi, përbën 1/3 e emetimeve globale të karbonit.
Garantimi i ushqimit për miliarda njerëz çdo ditë, është një mision titanik, që ka të ngjarë të bëhet edhe më sfidues me rritjen e popullsisë. Nga shpyllëzimi tek transporti, menaxhimi i mbetjeve dhe deri tek ruajtja e ushqimit, çdo hap i zinxhirit ushqimor sjell me vete një çlirim shtesë të karbonit në atmosferë.
Në rast se bota synon që të përmbushë ambicien për të arritur në zero emetime në mesin ekëtij shekullit, siç përcaktohet në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, edhe industria ushqimore duhet të luajë rolin e saj. Po si mund të ndryshojë ushqimi që hamë me afrimin e vitit 2050?
Gandi dhe Pandia, të cilët banojnë në Berkli të Kalifornisë, shpresojnë se mund të jenë pjesë e zgjidhjes. Shkencëtarë të tjerë në mbarë botën, shpresojnë të prodhojnë në laborator ushqime që imitojnë mishin dhe qumështin.
Për shembull ”TurtleTree Labs” në Singapor, është kompania e parë në botë që përdor qelizat staminale nga gjitarët për të prodhuar qumësht, duke i inkurajuar qelizat të prodhojnë qumësht në bioreaktorë të mëdhenj.
Duke e reduktuar nevojën për lopë qumështore, shpresohet që zgjidhje të tilla të zvogëlojnë sasinë e metanit – një gaz i fuqishëm serrë që kap deri në 25 herë më shumë nxehtësi sesaCO2 gjatë 100 viteve të tij të para në atmosferë – të prodhuar nga miliona lopë në mbarë botën, pasi e tretin ushqimin e tyre.
Kompania thotë gjithashtu se mund të ulë kostot e transportit dhe emetimet, pasi bioreaktorëtmund të vendosen potencialisht më afër vendit ku shitet qumështi dhe jo në ferma. Teknologji të ngjashme po përdoren gjithashtu për të prodhuar mish në laborator, duke e rritur atë nga qelizat shtazore.
Në vitin 2013, shkencëtari Mark Post zbuloi burgerin e parë në botë me mish viçi të rritur në laborator, i formuar nga tufa të vogla fibrash muskulore, produkt i kultivimit tëqelizave të marra nga një lopë. Sot kompania e tij “Mosa Meat”, mund të krijojë 80.000 burgera, vetëm nga një mostër qelizash me madhësinë e një fare susami.
Aktualisht ka një numër përpjekjesh në rritje për të kultivuar mish qelizor nga kafshë të ndryshme, duke përfshirë qengjin, derrin, peshkun dhe pulën, të cilat janë miratuar për shitje vitin e kaluar në Singapor. E megjithatë, çuarja e këtyre produkteve në treg ka pengesa të rëndësishme.
Kur është fjala për ushqimet e reja, përmbushja e standardeve nuk është diçka e lehtë, dhe as shtimi i prodhimit nga një laborator në nivelet e nevojshme, për të garantuar një burim të besueshëm ushqimi për supermarketet dhe dyqanet.
Po ashtu një sfidë e madhe është balancimi i kostove, që lidhen me teknologjitë e përfshira në prodhimin e diçkaje aktualisht në një shkallë kaq të vogël. Gjithsesi, ekspertët thonë se mishi me bazë qelizore, mund të prodhohet me të njëjtën kosto si mishi tradicional.
Nëse kapërcehen këto vështirësi teknike, njerëzit duket se janë të gatshëm të hanë edhe ushqime të rritura në laborator. Një studim i fundit mbi konsumatorët në Britani, vlerësoi se mishi i kultivuar mund të përbëjë deri në 40 për qind të konsumit vjetor të mishit në vend, bazuar në gatishmërinë e publikut për të provuar produkte të rritura në laborator.
Por ndërkohë ka edhe risi të tjera që po zhvillohen nga studiuesit, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve nga ushqimi që hamë. Shkencëtarët në Zelandën e Re, po hulumtojnë një vaksinë që mund t’u jepet deleve dhe lopëve, për të zvogëluar sasinë e gazit metan që ato prodhojnë.
Pastaj është bujqësia rigjeneruese, që synon të përmirësojë shëndetin e tokës, duke përdorur praktika që e trazojnë më pak tokën, duke lejuar rigjenerimin e lëndës organike të tokës, dhe duke qarkulluar kulturat në mënyrë që toka të ruajë një gamë të larmishme lëndësh ushqyese.
Toka mund të jetë si një “lavaman” i karbonit, pasi lënda bimore dekompozohet dhe mbyllet në tokë. Por nëse toka trazohet nga punimet e tepërta, karboni mund të lëshohet sërish në atmosferë. Një tjetër risi e madhe në bujqësi në vitet e fundit ka qenë bujqësia vertikale.
Në vend të dritës së diellit, bimët në fermat në ambiente të mbyllura ushqehen me dritat LEDme gjatësi vale specifike, ndërsa nevojat e tyre për ujë dhe lëndë ushqyese monitorohen nga teknologjia. Fermat vertikale mund t’i rritin shumë më shpejt të korrat se sa fushat, por ato përdorin edhe shumë energji për ndriçim dhe ngrohje, thotë Fiona Barnet, profesoreshë e patologjisë së aplikuar të bimëve në Kolegjin Rural të Skocisë.
Kjo do të thotë se ato janë me kosto efektive vetëm në ato zona të botës, ku klimat janë aq ekstreme saqë është e vështirë të rriten të korrat me metoda tradicionale të bujqësisë, apo aq të largëta sa është e vështirë që t’u ofrohet ushqim njerëzve.
Për momentin, fermat vertikale kanë një prodhim të lartë të CO2, por teknologjitë në zhvillim synojnë që ta ulin atë sasi. Por reduktimi i emetimeve të karbonit nga bujqësia, mund të kërkojë gjithashtu edhe disa ndryshime në sjelljen e konsumatorëve. “Në fillim të këtij shekulli, ne prodhonim kalori të mjaftueshme për të ushqyer 10–12 miliardë njerëz, por kishim vetëm 7 miliardë njerëz në planet. Pra ne prodhonim më shumë dhe shpërdoronim më shumë”,- thotë Tim Benton, drejtor i programit mjedisor në “Chatham House”.
Tani, ne duhet të ndryshojmë sjellje për të ndryshuar sistemin ushqimor, thotë ai. Rreth 17 për qind e ushqimit të kultivuar në mbarë botën në vitin 2019, u shpërdorua në pika të ndryshme të zinxhirit ushqimor, duke arritur në total në 931 milion ton. Të paktën 61 për qind e shpërdorimit bëhej nga familjet, ndërsa pjesa tjetër ndodh gjatë vjeljes, transportit, përpunimit dhe shitjes me pakicë.
Marrë me shkurtime nga “BBC” – Bota.al