“E kapa prej fyti dhe e mbyta”/ Shqiptari: Nuk duroj që të më shajë gruaja

1 Minuta Lexim

Greqi- 40-vjeçari shqiptar nga Elbasani që mbyti gruan me duart e tij mëngjesin e së dielës është shfaqur i penduar përpara gjykatës në Greqi.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë gjithashtu ai.

Ngjarja ndodhi në Lakoni brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur.

"E kapa prej fyti dhe e mbyta"/ Shqiptari: Nuk duroj që të

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull