E rëndë në Kamëz, gjendet i pajetë një 71-vjeçar italian në dhomën e një hoteli

1 Minuta Lexim

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një hotel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kamëz.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi me iniciale A. S., është gjetur në dhomën e hotelit ku qëndronte. Nga hetimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tyre.

Nga ana tjetër, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull