Një ngjarje e rëndë në një lokal të një lagjeje veriore të qytetit të Elbasanit. Realisht, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i konfliktit fizik, me pasojë plagosjen e rëndë, të ndodhur në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal.
Sipas burimeve policore, pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi A.Q., 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.