Elbasan&Korçë: – SHÇBA arrestojnë nënkomisarin dhe inspektorin e policisë
Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ka arrestuar 2 efektivë policie. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në kufirin e Kapshticës. Kjo, pasi kanë lënë që të kalonte shtetasin A.Q, për të cilin gjykata e Elbasanit kishte lëshuar një urdhër arresti dhe si pasojë ishte shpallur në kërkim. Konkretisht janë arrestuar:
– N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– Inspektor Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i Plotë nga SHÇBA:
SHÇBA ndalon 2 oficerë të Kufirit në Kapshticë, lejuan të kalonte në PKK një shtetas në kërkim. Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim datë 21.12.2021 ka vendosur të caktojë masën “Arrest me burg“ ndaj personave në hetim:
– N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;– Inspektor Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kuadër të procedimit penal nr. 1817 viti 2021, regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në datë 31.08.2021, këta punonjës policie në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij. Procesverbalet e ekzekutimit së bashku me aktet e procedimit penal i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.