Inter dhe Milan e mbyllen me fitore vitin 2021, ne duelet e fundit te javes se 19 perpara pauzes festive.
Te paret qe zbriten ne fushen e lojes ishin zikalterit te cilet vijuan serine fantastike te fitoreve ne dy muajt e fundit.
Skuadra e Inzagit kete here u mjaftua me nje fitore minimaliste 1 me 0 ne San Siro.
Golin e tre pikeve me peshe e shenoi holandezi Densel Dumfris ne minuten e 30.
Mirepo tentatives se Inter per tu arratisur iu pergjigj Milani.
Kuqezinjte gjeten pak buzeqeshje ne keto jane plot ulje dhe ngritje.
Skuadra e Piolit mundi 4 me 2 ne transferte Empolin, nje ekip qe ndryshe nga sa tregon rezultati beri nje ndeshje shume te mire.
Milan shenoi shume shpejt me Kesi mirepo nje super Nedim Bajrami barazoi shifrat per vendasit.
Ne momentin me te mire te Empolit, ishte Kesi qe shenoi serish per miqte.
Ne startin e pjeses se dyte Nedim Bajrami, autor i nje paraqitje brilante ne kete ndeshje goditi shtyllen e Milanit.
Me te kaluar ky panik Milan shenoi dy here ne pak minuta me Florencin dhe Teo Hernandez.
I pavlere goli me penallti ne fund i Pinamontit.
Milan ndjek kusherinjte me 4 pike diference ndersa Napoli mbetet pas duke qene se u mund 1 me 0 ne fushen e vet nga Specia e Rei Manajt, i cili luajti titullar.
Serie A kthehet te luaje tashme ne 6 janar.