Vendi ynë nuk mund të rrisë nivelin e punësimit, pagat dhe një status ekonomik dinjitoz pa ndryshuar dhe përmirësuar rrënjësisht në menyrë të përhershme sistemin arsimor, sistemin e trajnimit dhe rikualifikimit të fuqisë punëtore…
Nga Arben MALAJ –
… Kjo është jetike për të ngushtuar hendekun në rritje midis ndryshimit të shpejtë në strukturën e tregjeve të punës nën presionin e revolucionit të katert.
Studimet tregojnë se ndryshimet strukturore do të jenë të forta, u parashikua se do të krijohen rreth 179 milionë vende të reja pune ndersa rreth 152 milionë vende pune mund të zëvendësohen nga automatizimi dhe robotizimi i tyre.
Ky ndryshim strukturor nuk mund të perputhet në kohë qe punëtorët nga tregjet e punes qe do te mbyllen te mund të punësohen në punë të reja, të dominuara nga teknologjia.
Ka një rrezik social të një periudhe të ndërmjetme ku mund të kemi rritje të papunësisë strukturore.
Janë politikat publike ato që duhet te lehtësojnë ristrukturimin e ofertës së punës nën presionin e kërkesës nga tregjet në zhvillim të punës.
Cilesia dhe pergjegjesia e bashkepunimit, kordinimit dhe bashkveprimi te harmonizuar me biznesin, qendrat kerkimore shkencore dhe sistemin arismore – kushtezon suksesin ose deshtimin.
Per shkak te frikes nga kostoe sociale te rritjes papunesise dhe zhgenjimit a do të kërkohet ngadalësimi i mbylljes së vendeve të punës për të reduktuar numrin e të papunëve dhe kohën e dmd të përshtatjes së tyre në tregjet e reja?
A mund të ndodhë si me mos mbylljen e burimeve tradicionale të prodhimit të energjisë sepse burimet alternative nuk janë gati sipas objektivave që liderët globalë vendosin për të reduktuar ngrohjen globale?
Këto nuk janë sfida të lehta, janë sfida të vështira edhe për vendet me kulturë shtetformuese dhe kulturë të konsoliduar të punës.
Ndërsa tek ne – reformat në sistemin arsimor janë të cunguara dhe të deformuara nga mbështetja politike e etheve për pushtet të përjetshëm dhe nga presionet e interesave private.