Mbrëmjen e djeshme teksa banorët ishin mbledhur në oborr, Sabiani u shpreh i inatosur që në “Big Brother VIP” ka disa banorë që sillen si “parazitë”.
“Janë në modë parazitët, është e çuditshme. Qenka bukur të jesh parazit. Ha, dh*, pi cigare, këputi ndonjë të puthur, ndonjë të lëpirë edhe je në rregull, iku Big Brotheri”, tha Sabiani.
Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Beatrix, e cila e pyeti: “Ke ndonjë ide se çfarë mund të bëjmë tjetër përveçse të puthemi?”. Menjëherë Donaldi e tërheq këngëtaren nga vetja duke i lënë të kuptonte që s’duhej të fliste.
“Më djeg se po puthem vetë”, tha Beatrix teksa Donaldi ia mbylli gojën me dorë. Për inat të Sabianit, këngëtarja e puthi dhe njëherë aktorin e humorit.