U mbars Mali dhe polli një mi. Kuvendi i djeshëm ishte finalja e lëvizjes arkaike Berisha. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidërshipin e ri!
Nga Spartak NGJELA –
Pse, ju vërtet mendoni se Saliu luftën e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij. Asgjë. Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!? Pse paguan urlatorë që bërtasin?! Kot lodhesh, çështja jote do të shkojë deri në fund… U mbars Mali dhe polli një mi.
Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Se Berisha është epiqendra e korrupsionin shtetëror në Shqipëri. Po SPAK-u?
Tani topi është hedhur në SPAK.
Të shohim…
Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington. Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele. Po Amerika. Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?
Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…
Atëherë? Prisni dhe shikoni…