Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbërriti sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Përveç tij janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të cilëve do t’u komunikohet më vonë akuza.
Lefter Koka u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, por dha dorëheqjen më pas. Ai nuk shkeli asnjë ditë në Kuvend.
Mendohet se dorëheqja ka ardhur pasi Koka ka qenë në dijeni të hetimeve të SPAK. Emri i tij ka qenë i kallzuar nga vetë LSI.