Kylian Mbappe ka shënuar dy gola në ndeshjen e Champions League, që PSG po e luan kundër Club Brugge.
Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 30 golave dhe bëhet më i riu në historinë e Champions League që e bën diçka të tillë. Rekordin e mbante Messi.
Kampioni i botës është 22 vjeç e 352 ditë dhe pritet që me këto ritme të thyejë shumë rekorde në të ardhmen në këtë kompeticion.
https://twitter.com/goal/status/1468283231032291330?s=20