BB VIP – Debatet e ashpra dhe me tone të larta nuk po mungojnë gjatë këtyre ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ditën e djeshme një debat mjaft i fortë është krijuar nga Arjola dhe Einxhel. Duket se gjithçka ka nisur pas një diskutimi mes moderatores dhe Monikës, por ku është përfshirë edhe Ariola.
Ka qenë Einxhel ajo që i ka thënë Ariolës që të mos ndërhyjë kur flet me persona të tjerë, por aktorja e njohur i është kundërpërgjigjur se nuk e ndalon njeri të flasë. Më pas debati ka agravuar.
“Më të shpifur se ti nuk kam parë asnjë femër në këtë shtëpi. Unë sillem si e rritur. Unë jam shumë në rregull”, i ka thënë Arjola.