Pesë të këqija që mund të na shkaktojë i ftohti

2 Minuta Lexim

Në këto temperatura të ulëta jemi më të ekspozuar ndaj viruseve apo çdo bakteri tjetër. I ftohti ndikon shumë në trupin tonë prandaj duhet të bëni kujdes. Më poshtë ju sjellim disa nga ndryshimet më të shpeshta që pëson trupi juaj gjatë dimrit sipas “Bright Side”:

1-Mund të keni ndonjë probleme me shikimin.
Sytë tanë janë më të rrezikuar gjatë dimrit sesa në verë. Kjo sepse ne nuk vendosim syzet e diellit në këtë stinë të vitit. Mirëpo dielli mund t’ju dëmtojë ashtu si në verë.

2-Mund të humbisni peshë.
Trupi e ka më kollaj të djegë kalori kur është ftohtë pasi përpiqet të përshtatet me temperaturat e ulta duke djegur kalori për të prodhuar nxehtësi në trup.

3-Mund të dehidratoheni.
Gjatë këtyre muajve shpesh harrojmë të konsumojmë ujë mjaftueshëm. Kjo sepse djerësisim më pak dhe si pasojë lëkura dhe trupi dehidratohen më shpejt.

4-Mund të keni dhimbje dhëmbësh.
Ajri i ftohtë arrin tek nervi i dhëmbëve duke ju shkaktuar dhimbje. Doktorët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë dhe mbani një shall për ta mbajtur gojën ngrohtë.

5-Rrudhat mund të shtohen.
Lagështira, i ftohti ndryshimi drastik i temperaturave ndikojnë negativisht në lëkurë, prandaj ajo ka tendencën të thahet dhe si rezultat janë më shumë rrudha të shtuara.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull