BB VIP – Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma, ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj n “Instagram”. Gazetarja e njohur u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që fansat ishin kuriozë që të merrnin përgjigje.
E pyetjet më të shumta kanë qenë të lidhura pikërisht me reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, BB VIP.
“Mendon që artistë brenda shtëpisë BB VIP duhet të japin një shembull të mirë nga ç‘po e japin?”, e ka pyetur një fans gazetaren e njohur.
“Po, për këtë mërzitem ndonjëherë që dhe reagoj ashpër. Mendoj se aty kanë mbaruar historitë, eksperiencat dhe po duken ndonjëherë si pa nivel. Ata janë artistë dhe më shumë se ata nuk ka kush të japë shembull më të mirë!
Edhe unë jam ndeshur shumë herë me situata që nuk do të doja kurrsesi të përfaqësoja veten time… por ama kam treguar përpjekje dhe përplasje të forta që jeta mi ka dhënë!
Nuk i falet atyre që kanë hyrë me vonë dhe e dinë pak a shumë farë publiku urren dhe nuk dëshiron”, është përgjigjur Paloma.