Nga Vladimir MUÇAJ-
Prefekti i ri i sapozgjedhur Lefter Shehaj do të jetë me mallakastriotët apo me pushtetin !?
Dje në mediat lokale qarkulloi zbehtas lajmi i emërimit në postin e Prefektit të Qarkut Fier të një djali nga tabani i Mallakastrës.Për ata që e njohin nga afër përfshirë edhe mua kemi një konsideratë shumë të lartë për emrin në fjalë, si një njeri shumë i mirë ,familjar i rregullt dhe financier i zoti.Por shkrimi synon të shoh përtej këtij emërimi që më shumë duket si truk i mirëmenduar nga pushteti aktual i PS-së në Fier dhe në Tiranë.Pikë së pari dua të theksoj për lexuesit faktin se komuniteti mallakastriot sot që po flasim ndodhet në një nga periudhat më të vështira që prej dekadash pasi që prej disa ditësh një nga veprat më të mëdha ekonomike që pikë së pari lidhet ngushtësisht me atë komunitet ka filluar të çmontohet nga pushtetmbajtësit e sotëm.Ajo uzinë rafineri që në teori duhet të ishte oksigjeni ekonomik i një qyteti që lindi dhe u zhvillua përqark saj sot para syve të qindra e mijra mallakstriotëve po shkon për skrap duke shkatërruar ekonomite familjare të tyre ,duke zhytur më tej në mjerim ato e duke ua bërë më të pajetueshëm qytetin e tyre Ballshin.
Në këto kushte emërimi në krye të Prefektit të Qarkut Fier i një kuçioti më shumë duhet të lexohet si akt hipokrizie nga ana e qeverise që nga njëra anë i dhunon,nuk i degjon,i shpërfill dhe nuk ofron zgjidhje të pranueshme komunitetit mallakastriot dhe nga ana tjetër u thotë që ne ju konsiderojmë ju vlerësojmë dhe “djalin” tuaj , më të mirin tuaj e bëmë prefekt.!
Prandaj prefekti i sapozgjedhur ka një provë “zjarri” për të kaluar ,është prova e së vërtetës se ku do të pozicionohet në ditët në vijim, do të jetë shërbyes i verbër i këtij pushteti apo do vërtetojë zërat që e konsiderojnë njeri me vlera dhe të rreshtohet me mallakastdiotët dhe “PRO” hallit që ata kanë në këto ditë të vështira.Rrugë të mesme nuk ka siç thotë populli “ një dorë në revani , një dorë në bakllava” .
Mbetet për tu parë a do ti kundershtojë nismat e kesaj qeverie qe prekin interesat dhe fundja diskutojnë ekzistencën e një qytetit të tërë apo do tu shërbejë verbërisht atyre që e zgjodhën me metodën “hile të pushtetit “ .A do ketë guximin e mjaftueshëm për ti thënë jo çdo lloj nisme që prek mallakastriotet e për tu bërë në një farë mënyre mburojë e tyre karshi kësaj qeveri aspak miqësore me ta?Kjo mbetet për tu parë e vlerësuar e nëse ndodh patjetër që do të quhet me meritë përfaqësues i denje i Mallakastrës në rast të kundërt do të rreshtohet me Qerimët,( e kam fjalën për Qerimin aktual kryebashkiak në Mallakstër) Ismetët (e kam fjalën për deputetin scialist të Mallakastrës Ismet Beqiri) dhe të tjerët që nuk kanë bërë absolutisht asnjë gjë të denjë e të ndjeshme përveç kapardisjeve të tyre personale nëpër qytet! Për komunitetin më të madh në numër e në vlera të Qarkut Fier , bashkësinë mallakastriote këta e shumë të tjerë të pa përmendur ketu janë thjesh emra dhe mbiemra që shikojnë punët dhe interesat e tyre dhe oborrit afër tyre! Prefekti i ri siç e cekëm më lartë krahasur me ata e ca të tjerë pushtetarë nuk ka ngjashmëri negative ngelet për tu parë në sjellje e reagim nga kolltuku i Prefektit tash e tutje!..