Prokuroria “dërmon” Bechetin/ Kërkon 20 vite burg për falsifikim, mashtrim dhe…

2 Minuta Lexim

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 20 vite burg për shtetasin italian Francesco Becheti, ish pronar i televizionit “Agon Channel” duke e akuzuar atë për falsifikim të dokumenteve, mashtrim me skemat e TVSH-së, vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Përveç kësa organi i hetimit ka kërkuar gjithashtu edhe sekuestrim të pasurive. Kërkesa e Prokurorisë vjen pasi procesi i tij me drejtësinë shqiptare ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë, tre vjeçar, pas dërgimit të dosjes në Gjykatë, si pasojë e shtyrjes së vazhdueshme të seancave gjyqësore.

Në seancën e mbajtur rreth orës 14;00 të ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës, përfaqësuesit e akuzës, përkatësisht Leonard Filopati dhe Mirela Cano(Zavalani), kërkuan shpalljen fajtor edhe për të pandehurit e tjerë Mauro de Renzis, Liljana Condomitti, Erjona Troplini, Stavri Peci dhe Fetah Dervishi, të gjithë të akuzuar bashkë me bechetin në kryerjen e veprave penale lidhur me punimet për hidrocentralin e Kalivacit.

Dënimi me 20 vjet heqje lirie është kërkuar edhe për të akuzuarit Mauro de Renzis ndërsa për Liljana Condomittin dhe Erjona Troplinin u kërkuan 8 vjet burgim, 6 vjet burg për Fetah Dervishin e ndërsa për Stavri Pecin prokuroria kërkoi 4 vjet heqje lirie.

Në pretencën e akuzës u kërkua edhe sekuestrimi i pasurive të të pandehurve përfshirë shoqëritë Energji dhe Agon Set, të vendosura në sekuestro konservative sipas vendimeve gjyqësore. Sesanca e radhës do të zhvillohet më datën 6 janar 2022 ku pritet pretence e avokatëve.

Kërkesa për dënimin e Francesco Bechetit vjen pasi ky ka fituar Gjyqin në Arbitrazh ndaj Shqipërisë duke marrë një dëmshpërblim prej mbi 100 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon Channel” me urdhër të kryeministrit Edi Rama. / Arberia News.net

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull