Robert Aliaj e quajti si “prostitutë” konkurrenten e “Love Story”, reagon e revoltuar gazetarja e njohur shqiptare

1 Minuta Lexim

Gazetarja e njohur shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta, ka reaguar pas konfliktit në mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv “Love Story”, ku Robert Aliaj iu drejtua një vajze konkurrente, të cilën e ka quajtur si “prostitutë”.

prostitutë”.

 

Gazetarja Likmeta nisur dhe nga lajmet e prodhuara në media për këtë incident, shkruan se “obskurantizmi dhe mizogjinia e zezë e një shoqërie të mbyllur mesjetare dhe absolutist nuk ka asgjë për të pasur zili ndaj praktikës më të keqe të fondamentalizmit islamik”.

(VIDEO) Banalitet dhe gjuhë rruge LIVE në emision/ Robert Aliaj e

(VIDEO) Banalitet dhe gjuhë rruge LIVE në emision/ Robert Aliaj e

 “Dhe duke patur parasysh që ne jemi ata që komunikojmë, në emër të këtij burri të vogël, që përcakton me epitetin “prostitutë” një vajzë të re, faji i së cilës është ai i të jetuarit të lirisë së trupit në një vend në zhvillim, mbetet pak për të thënë”, thotë në reagimin e saj.


“Një nga arsyet pse nuk janë nisur negociatat me BE-në për Shqipërinë është dhe dhuna ndaj gruas, jo vetëm fizike por dhe verbale”, thote Likmeta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull