Rreth 27 persona kanë humbur jetën në qytetin japonez të Osakas, si pasojë e një zjarri që përfshiu një klinikë psikiatrike., ndërsa rreth 28 persona raportohet të jenë lënduar.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga një burrë i moshuar.
Klinika ishte vendosur në katin e katërt të një ndërtese tetëkatëshe, në të cilën ndodhen gjithashtu disa klasa të gjuhës angleze, si dhe kompani të tjera.
Rreth 70 mjete zjarrfikëse u angazhuan për të shuar zjarrin, i cili u vu nën kontroll brenda gjysmë ore.