Republika Çeke ka një muaj që është në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria më 25 nëntor, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, duke rikthyer kufizimet e ashpra për të përmirësuar gjendjen me virusin.
Të mërkurën më 22 dhjetor, qeveria njoftoi se një sërë masash tjera do të hyjnë në fuqi që nga 29 dhjetori. Sipas këtyre masave, në festat e Vitit të Ri lejohen jo më shumë se 50 persona dhe të gjithë pjesëmarrësve duhet t’u kontrollohen certifikatat e COVID-19.
Nga 29 dhjetori deri më 2 janar, në tavolina të restoranteve nuk mund të ulen më shumë se katër persona, me përjashtim të atyre që janë nga e njëjta familje.
Në ngjarjet kulturore lejohen maksimum 1 mijë njerëz, kurse në të tjerat ku njerëzit nuk ulen në karrige, nuk lejohen më shumë se 100 persona. Sipas institucioneve shëndetësore çeke, numri i rasteve të reja me koronavirus ka filluar të bie.
Republika Çeke ka një muaj që është në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria më 25 nëntor, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, duke rikthyer kufizimet e ashpra për të përmirësuar gjendjen me virusin.
Të mërkurën më 22 dhjetor, qeveria njoftoi se një sërë masash tjera do të hyjnë në fuqi që nga 29 dhjetori. Sipas këtyre masave, në festat e Vitit të Ri lejohen jo më shumë se 50 persona dhe të gjithë pjesëmarrësve duhet t’u kontrollohen certifikatat e COVID-19.
Nga 29 dhjetori deri më 2 janar, në tavolina të restoranteve nuk mund të ulen më shumë se katër persona, me përjashtim të atyre që janë nga e njëjta familje.
Në ngjarjet kulturore lejohen maksimum 1 mijë njerëz, kurse në të tjerat ku njerëzit nuk ulen në karrige, nuk lejohen më shumë se 100 persona. Sipas institucioneve shëndetësore çeke, numri i rasteve të reja me koronavirus ka filluar të bie./R.E.L