Temperatura deri në 0°C, mësoni si do të jetë moti sot

1 Minuta Lexim

Dita e enjte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore         deri në 7°C

zonat e ulëta          1°C deri në 17°C

zonat bregdetare    4°C deri në 16°C

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull