Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin “burgim i përjetshëm” për Gazmend Mustën, i cili në 2 janar të vitit 2019 vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Ballsh të Mallakastrës. Autori deklaroi se fillimisht sherrin e kishte nisur me motrën e gruas.
Viktimë e vrasjes makabre mbeti Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe nëne e dy fëmijëve të mitur, si dhe motra e saj 18 vjeçare, Merisa Çaushaj.