Në fjalën e tij gajtë takimit “Ballkani i Hapur”, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e konsideroi këtë nisme shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendeve, pasi, sipas tij do të krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve.
“Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri”, deklaroi Vuçiç.