10 miliardë shikime, kjo është kënga më e klikuar në You Tube

2 Minuta Lexim

“Baby Shark”, kënga aq e dashur nga fëmijët, dhe jo vetëm nga ata, ka arritur një moment historik të ri – 10 miliardë shikime në YouTube.

Jo vetëm që është videoja më e klikuar në platformë, një rekord që e vendosi në nëntor të vitit 2020, por tani është e vetmja video në faqe që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga e fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore Pinkfong dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe ishte një hit viral në Azi, por përhapjen më të madhe në Amerikë dhe botë e mori në vitin 2019. Që atëherë u kthye në një fiksim për të gjithë. Madje në një moment u rendit në Top 40 të Billboard dhe frymëzoi këngën e Jamie Tartt në “Ted Lasso” të Apple TV+.

Videoja më e shikuar e YouTube përshkruan dy fëmijë të vërtetë që demonstrojnë “vallen e peshkaqenit të vogël”, ndërsa peshkaqeni i animuar dhe familja e tij – duke përfshirë një “Gjysh Peshkaqen” me mustaqe – notojnë qetësisht dhe më vonë përpiqen të ndjekin fëmijët, por pa rezultat.

Në vitin 2019, CEO i Pinkfong në SHBA, Bin Jeong i tha CNN se kompania nuk kishte pritur që klipi të kishte suksesin që pati.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull