6 mënyra të thjeshta si të forconi mushkëritë në kohën e Covid-19

4 Minuta Lexim

Mushkëritë e shëndetshme janë një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e të gjithë organizmit tuaj. Sidomos në kohët kur gripi dhe viruset po qarkullojnë gjithnjë e më shumë rreth jush.

Virusi më i ri Covid-19, që është përhapur në të gjithë botën, sulmon pikërisht mushkëritë, ndaj forcimi i tyre është i domosdoshëm.

Si të forconi mushkëritë për më shumë shëndet me 6 mënyra.

1. Merrni frymë thellë përmes hundës

Mënyra më e lehtë për të mbajtur mushkëritë tuaja të forta dhe të shëndetshëm është të merrni frymë përmes hundës.

Shkencëtarët kanadezë thonë se sinuset teksa punojnë lëshojnë oksid nitrik, një përbërje që më pas futet thellë në mushkëri.

Oksid nitrik frenon zhvillimin e viruseve dhe baktereve, hap rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri, duke rritur thithjen e oksigjenit me 20%.

Specialisti fytit Len Zhang, shton se thithja në këtë mënyrë e ajrit e bën më të lehtë frymëmarrjen nëse keni alergji, bronkit ose një infeksion serioz të mushkërive.

2. Hani një mollë në ditë

Lëkurat e mollëve përmban përbërje (polifenole) që zvogëlojnë inflamacionin e dëmshëm të rrugëve të frymëmarrjes.

Gjithashtu ato shërojnë dhe forcojnë indet që veshin mushkëritë tuaja sipas imunologëve.

Ngrënia e një molle çdo ditë rrit rezistencën ndaj pneumonisë, bronkitit dhe kollës kronike me 32% dhe e bën frymëmarrjen tre herë më e lehtë kur jeni të sëmurë.

3. Lini duhanin

Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se lënia e duhanit ul rrezikun e bronkitit me 90%, gjithashtu zvogëlon rrezikun e ndërlikimeve të rënda të mushkërive COVID-19 me 70%.

Prandaj mundohuni të qëndroni sa më larg duhanit.

4. Ndërroni perdet e dushit

Studimet tregojnë se 80% e perdeve të dushit janë të mbushura me baktere që irritojnë mushkëritë dhe krijojnë myk.

Fatmirësisht, studiuesit e UCLA thonë se perdja e dushit duhet larë me uje të ngrohtë dhe sapun të paktën dy herë në muaj.

Në këtë mënyrë do të largoni mikrobet dhe mykut që mund të thithni teksa bëni dush.

5. Konsumoni vaj peshku

Marrja e 2,000 mg  vaj peshku çdo ditë ushqen indet dhe ngadalëson plakjen e mushkërive deri ne 70%. Ul rrezikun e bronikit kronik me 69% dhe përmirëson funksionimin e përditëshëm të tyre edhe gjatë kohës kur ushtroheni.

6. Bëni avull me kripë

Për mushkëri më të forta kujdesuni që të bëni të paktën dy herë në javë avull me kripë.

Kjo do të relaksojë rrugët e frymëmarrjes tuaj, do të eliminojë mukozën dhe do të stimulojë qarkillimin e gjakut në zonën e mushkërive.

Kështu do të arrini të zvogëloni çdo inflamacion të mundëshëm.

Si ta përgatisni

Përzieni dy lugë kripë të trrashë në 500 ml ujë të nxehtë që lëshon avull. Vendosni sipër tij fytyrën tuaj e sidomos pjesën e hundës duke bërë kujdes q ëtë mos afroheni shumë pasi mund të digjeni.

Më pas mbuloni kokën me një peshqir apo napë dhe qëndroni në atë pozicion për 10 minuta./AW/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull