Australia “djeg” Gjokoviçin/ Qeveria i anulon vizën, tenisti duhet të largohet nga vendi

2 Minuta Lexim

Ministri Australian i Emigracionit Alex Hawke përdori fuqinë e tij për të anuluar  vizën hyrëse në këtë vend te Novak Gjokoviçit , ndërsa avokatët e tenistit serb përgatiten të apelojnë sic kishin bërë edhe në rastin e vendimit të parë të anulimit të vizës pak ditë më parë. Nëse gjykata këtë herë nuk I jep të drejtë, kampioni serb do të dëbohet nga Australia.

Anulimi i vizës së Novak Gjokoviçit për herë të dytë nga qeveria, sipas ministrit të Emigracionit u bë “për arsye të shëndetit dhe rendit publik , pasi ishte në interes të popullatës ta bënte këtë”.

“Sot ushtrova fuqinë time sipas nenit 133C (3) të Aktit të Migracionit për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Gjokovic për arsye të shëndetit dhe gjendjes së mirë – thuhet në deklaratën e ministrit Haëke – me bazën se kjo ishte në interes të publikut. Ky vendim pasoi urdhrat e Gjykatës Federale të Qarkut dhe Familjes të datës 10 janar 2022, e cila rrëzoi një vendim të mëparshëm anulues për arsye procedurale. Në marrjen e këtij vendimi, kam shqyrtuar me kujdes informacionin e dhënë nga Departamenti i Punëve të Brendshme, Forca Kufitare Australiane dhe Z. Gjokovic. Qeveria është e vendosur në mënyrë të vendosur për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19.”, thuhet në komunikatën e Ministrit të Emigracionit.

Novak Gjokoviç mund të detyrohet të largohet nga vendi brenda disa orësh pasi Ministri i Emigracionit Alex Hawke përdori fuqinë e tij personale për të anuluar vizën e tij të hyrjes në Australi. Ndërkohë avokatët e tenistit po përgatiten të kundërshtojnë vendimin. Nëse Gjokoviç nuk apelon me sukses vendimin, ai mund të përjashtohet nga Australia .

Në rast se Gjokoviç do të përjashtohej nga Australian Open , vendin e tij do ta plotësonte rusi Rublev.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull