Një ngjarje e rëndë është shënuar në Çikago ku një vajzë tetë vjeçare u qëllua për vdekje me plumba teksa po ecte me mamanë e saj në lagje.
Sipas The Mirror, Vogëlushja Melissa Ortega vdiq të shtunën pasdite pasi një person i armatosur hapi zjarr në lagjen e vogël ku ajo jetonte.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi mori plumbin me arme zjarri në kokë por nuk arriti të shpëtonte. Sipas policisë, as ajo dhe as nëna e saj nuk ishin objektivi i synuar i të shtënave.
Vdekja e Melissa ka ndezur protesta për dhunën me armë në Çikago, me rreth 800 vrasje të raportuara vitin e kaluar.
Përvec kësaj të gjithë banorët e lagjes janë të tronditur dhe të kërcënuar.