Një person i panjohur ka telefonuar zonjën e parë të Francës për ta informuar se Emanuel Macron është homoseksual. Mesa duket zgjedhjet franceze po nxisin gjuhën e urrejtje dhe njerëzit nuk po përmbahen as në rrjetet sociale.
“Brigitte Macron ka lindur burrë dhe në fakt është transgjinore! Emmanuel Macron është gay dhe jeton momente pasioni me të dashurin e tij! Martesa në dukje e lumtur e të dyve nuk është gjë tjetër veçse një truk komunikimi. Një marrëveshje cinike, për të mbajtur larg syve kureshtarë jetën e tyre të dyfishtë dhe pasionet e shfrenuara.” Këto thashetheme kanë pushtuar Francën para zgjedhjeve presidenciale, dhe është momentalisht çështja kryesore e opinionit publik.
Në fjalimin e tij të fushatës së djeshme, Emmanuel Macron iu referua atyre që përhapin lajme të rreme në internet. Ai argumentoi se të gjithë ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se do të dalin para drejtësisë. Ai paralajmëroi se nëse fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale, do të rregullojë menjëherë ligjet. Synimi i tij janë faqet e internetit fantazmë, por edhe njerëz me mijëra ndjekës që fshihen pas pseudonimeve për të identifikuar dhe marrë përgjegjësinë për atë që thonë dhe çfarë shkruajnë, ashtu si gazetarët.
Referenca e tij për këtë çështje nuk është thjesht e rastësishme. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme për të, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur muajt e fundit. Si ai edhe gruaja e tij kanë qenë objektiv i një sulmi të paprecedentë.
Në Francë nuk po promovojet as një debat thelbësor për axhendën sociale dhe ekonomike. Përkundrazi, gjithçka ka kaluar në vulgaritet!
Kush nuk e mban mend debatin nëse Barack Obama është musliman dhe nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara? Gjithashtu se gruaja e tij, Michelle nuk është grua! Përplasja frontale mes Donald Trump dhe Hillary Clinton. Gjatë asaj kohe, komentet seksiste ishin të shumta nga ana e Trump dhe kampi i Hillary-t dalloi çdo grua që kishte një lidhje të paligjshme me Trump, duke e kthyer fushatën zgjedhore në një telenovelë.
Franca progresive nuk është mësuar me një skandal kaq të poshtër. Nga Napoleoni tek Valerie Giscard d’Estaing, François Mitterrand dhe Nicolas Sarkozy, pallati presidencial nuk është shumë prapa në skandalet e dashurisë. Megjithatë, këto nuk ndikuan kurrë në rezultatet e zgjedhjeve. Ata nuk dominuan as mediat, të cilat treguan një diskrecion.
Në fund, megjithatë, edhe progresistët në këto çështje, francezët nuk kanë mundur të kapërcejnë diferencën në moshë të çiftit Macron. Nga këtu vijnë të gjitha thashethemet. “Pse të jesh me një grua kaq më të madhe se ai? “Ai nuk është burrë.” Megjithatë, toksiciteti ka lënë në hije për mirë skenën politike franceze. Pas sulmit të koordinuar, në të cilin u shënjestrua gruaja e Macron, Brigitte, është tani radha e tij.
Një dokumentar francez i transmetuar në rrjetin televiziv popullor të BFM, i titulluar “Në ferr të fushatave presidenciale”, pretendon se Brigitte Macron mori një telefonatë anonime. Një i panjohur në anën tjetër të telefonit i tha: “E di që burri yt është me një burrë tani në krevat?”
Mbetet e panjohur sesi shakaxhiu ka arritur të kalojë të gjitha kontrollet e rrepta dhe të komunikojë më në fund me zonjën e parë. Në çdo rast, ai ia doli, duke shkaktuar një konfuzion të madh te Brigitte. Në të njëjtin dokumentar, senatori francez François Patrias e përshkroi Brigitte si të shkatërruar. “A e kuptoni se çfarë guxojnë të thonë? Nuk do të na japin asgjë. U pikëllova dhe u trondita kur e dëgjova, por do të vazhdoj,” komentoi ai.
Kanë kaluar dy javë nga lajmi se Zonja e Parë e Francës është duke shkuar në gjykatë kundër atyre që filluan thashethemet.
Analistë të njohur politikë besojnë se sa më afër të jenë zgjedhjet, aq më shumë do të intensifikohen thashethemet dhe sulmet.
Ende nuk dihet si do shkojë situata me zgjedhjet por dhe në ato të parat Macron u favorizua nga thashethemet dhe i fitoi.