William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre! Marrëdhënia e shumëdiskutuar e çiftit të famshëm ka qenë e mbushur me ulje dhe ngritje, për këtë arsye ky lajm nuk i befasoi ndjekësit.
Çifti u njohën në reality show-n e Telemundos “Protagonistas de Novela”.
Përmes një postimi në Instagram, William Levy konfirmoi ndarjen nga partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij.
“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.

Nuk dihet çfarë ndodhi, por pas 10 minutash, Levy e ka fshirë publikimin nga Instagram Stories. Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshot dhe ta shpërndante atë.
Më vonë ai ka ndarë një tjetër Story, ku shkruan:
“Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!”

Elizabeth ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale. Po ashtu, përfaqësuesit e çiftit ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.
