Greqi- Gazetari grek Nikos Evangelatos ka përdorur një gjuhë raciste ndaj shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.
Teksa flet për një ngjarje ku një shqiptar është arrestuar nga policia me arme zjarri, gazetari tha se kjo është krejt e zakonshme për sa kohë ai është shqiptar.
Kjo deklaratë e tij provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për racizëm, dhe të qenit paragjykues ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.
Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke.
Megjithatë, ndjekësit e tij nuk e përtypën dot përtypën dot dhe e kritikuan gazetarin me postimet e tyre në rrjetet sociale.
https://twitter.com/mixalis44424132/status/1480674292933267468?s=20