Ilir Meta zyrtarizon datën e zgjedhjeve, ja në sa Bashki do të mbahen

1 Minuta Lexim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar zyrtarisht datën e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në 6 Bashki.

Meta njofton se data e zgjedhjeve do të jetë 6 Mars.

Kështu, në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun.

Postimi i Metës;

Të dashur qytetarë,

Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull