“Kjo nuk është fare gjë e mirë”/ Einxhel e penduar për puthjen me Dagz: Isha e pirë dhe e lodhur

2 Minuta Lexim

BB VIP – Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e parë romantike. Këtë gjë ajo vendosi të mos e ndante me asnjë nga banorët derisa pati një bisedë me Beniadën.

Modelja tregoi se kishte parë Einxhel dhe Dagz në ëndërr teksa shkëmbenin letra, puthje dhe përqafime.

“Pas diskutimit tuaj mbrëmë pash në ëndërr shumë zjarr mes jush. Ai të shkruajti ty një letër dhe në fund u puthët dhe u përqafuat”, tha Beniada.

E vënë në siklet, Einxhel u detyrua t’i tregonte shoqes së saj se në fakt ai veprim kishte ndodhur realisht gjatë natës së kaluar.

Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën për shkak se Einxhel u shpreh e shqetësuar prej ngjarjes së ndodhur.

“Kjo nuk është fare gjë e mirë”/ Einxhel e

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha ndër të tjera moderatorja.

Nga ana tjetër modelja seksi u përpoq ta qetësonte duke e nxitur të shijojë momentin.

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”, i tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull